|
 |
Laguna e Butrintit ndodhet ne detin Jon. Ajo
perfaqeson pjesen me jugore te bregdetit shqiptar. ka nje siperfaqe prej
1630 Ha dhe lidhet me detin nepermjet nje kanali. ne pjesen jug-lindore
ndodhet gjithashtu nje kanal tjeter qe lidh kete lagune me liqenin e
Rrezes. ne kete lagune derdhen edhe ujerat e lumit Bistrica nepermjet
nje kanali te komanduar. Kripshmeria ne lagune shkon nga 13‰
deri 26 ‰. Temperaturat variojne nga 12°C - 27°C. |
|
 |
Ne
lagune aktiviteti i peshkimit menaxhohet nga Ndermarrja e Rritjes se
midhjeve dhe Zenies se Peshkut dhe eshte krijuar gjithashtu edhe OMP
Butrint. Prodhimi i peshkut llogaritet ne 96 ton ne vit. Speciet
kryesore ne lagune jane qefujt, kocja, levreku. |
 |
Aktiviteti
kryesor ne kete lagune perfaqesohet nga akuakultura e midhjeve, tipike,
nepermjet impanteve fikse si dhe atyre lundrues. Para viteve 1990
prodhimi i midhjeve ishte ne 3000 - 4000 ton ne vit. Pas krizes
distrofike te vitit 1992 dhe mbylljes se eksportit prodhimi i
midhjeve ra ne menyre te ndjeshme. Prodhimi i midhjeve ne tre
vjetet fundit ka ardhur ne rritje duke shkuar deri ne 1280 ton ne vit me
tendenca ne rritje, cdo vit. |