contact us

 

 

Ministria Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave
(MMPAU)
DREJTORIA E POLITIKAVE TE PESHKIMIT
 
 

   

drejtoria

projekte

publikime

FAQJA KRYESORE

Peshkimi ne Shqiperi

Kerkimi shkencor ne Shqiperi

Shoqatatat e peshkimit

Legjislacioni shqiptar

News

Foto

Lidhje

 

 

      ORGANIZATAT E  MENAXHIMIT TE PESHKIMIT NE SHQIPERI (OMP)

Organizatat e Menaxhimit te Peshkimit (OMP) ne Shqiperi kane nisur te themelohen ne mesin e vitit 2002 dhe ne fund te vitit 2006 numri i tyre ka arritur ne 12, nga te cilat 4 detare, 3 liqene natyrore, 3 te ujembledheseve te bujqesise,1 basen hidrocentrali dhe 1 lagune bregdetare.Organizatat e Menaxhimit te Peshkimit jane themeluar mbi bazen e antaresise se Shoqates se Peshkatareve Profesioniste te Shqiperise, si dhe te disa shoqatave rajonale te peshkatareve.Themelimin e tyre e parapriu nje pune relativisht e gjate qe lidhej me hartimin dhe miratimin e kuadrit ligjor perkates si dhe te mjafte takimeve te organizuara ne komunitetet e peshkatareve per te arritur ne nje konsensus sa me te gjere per te krijuar bindje mbi domosdoshmerine e unifikimit te qendrimeve ne interes te mbrojtjes se interesave te peshkatareve ne mbare vendin si dhe per ti hapur rruge zhvillimit te shpejte ketij sektori te rendesishem te ekonomise se vendit.Ky transformim u be me mbeshtetjen totale dhe vemendjen e Shtetit Shqiptar duke marre edhe asistencen e vendeve me pervoje ne fushen e peshkimit ne Europe.Gjate periudhes dyvjecare pergatitore per themelimin e tyre u pergatit i tere kuadri ligjor perkates i cili u miratua me konsensus te gjere ne Parlament. OMP-te themelohen ne baze te Ligjit nr. 8870 date 23/03/2002,”Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7908, date 05/05/1995, ”Per peshkimin dhe akuakulturen””. OMP-te jane subjekte juridike private, qe krijohen ne mbeshtetje te Kodit Civil, per ushtrimin e veprimtarise ne sektorin e peshkimit. OMP-te kane buxhet te pavarur, qe bazohet ne kuotat e antaresise, kontributet e anetareve pronare e jo pronare, tarifat e sherbimeve qe ofrohen ne portet e peshkimit, donacionet e ndryshme, si dhe nga cdo e ardhur qe realizohet nga veprimtaria ekonomike e saj, e parashikuar nga ky ligj. Cdo e ardhur shtese mbi shpenzimet, nuk shperndahet ndermjet anetareve te organizates, por do te perdoren per te kryer investime ne dobi te saj. Ne themel te ketyre dokumenteve te rendesishem ligjore te Peshkimit, jane sanksionuar dy koncepte te reja baze :

  • Dhenia ne perdorim e Porteve dhe Qendrave te Peshkimit, OMP-ve, pa pagese,si dhe menaxhimi i tyre nga vete OMP- te.

  • Bashkemenaxhimi i rezervave peshkore te hapesires detare dhe te ujerave te brendeshme ku ushtrojne veprimtarine e tyre OMP-te, ne baze te Ligjit, do te jene tashme ne nivelin e partnerit me Shtetin Shqiptar.

Jeta e brendshme dhe funksionimi i Organizates se Menaxhimit te Peshkimit rregullohet nepermjet Statutit te miratuar ne mbledhjen themeluese, ku percaktohen qarte te drejtat dhe detyrimet e sejcilit anetare te OMP-se.Ne nje port ose qender peshkimi nuk mund te krijohen me shume se nje organizate menaxhimi peshkimi. Qeveria shqiptare me financim te Bankes Boterore, ne vitin 2002, ndermori nje projekt te vecante per te mbeshtetur komunitetet e peshkimit ne shkalle vendi me nje fond prej 6.3 milion $. Projekti bazohet ne kater komponente ku prioritare eshte forcimi institucional i OMP-ve si dhe menaxhimi i porteve e qendrave te peshkimit nga vete komunitetet e peshkimit si dhe bashkemenaxhimi i resurseve peshkore ku omp-te ushtrojne veprimtarine e tyre ne partneritet me Drejtorine e Politikave te Peshkimit ne Ministrine e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave. Si rrjedhoje e ketij bashkepunimi ne vitet e fundit eshte arritur te kryhet plotesisht licensimi i te gjithe anijeve te peshkimit ne te kater portet e vendit, kundrejte 40-50 % qe ishte para vitit 2000. Nje shtytje te re i ka dhene zhvillimit te peshkimit edhe masa qe mori Qeveria Shqiptare kohet e fundit per rimbursimin e cmimit te gazoilit qe perdorin anijet e peshkimit,program i cili zbatohet ne bashkepunim me OMP-te e mesiperme. Gjate kesaj periudhe 7 vjecare jane kryer investime te rendesishme ne portet detare te peshkimit si: Bankina per akostimin dhe perpunimin e anijeve te peshkimit, depozitat e furnizimit me karburant dhe uje te pijeshem te anijeve, si dhe rrjeti i shperndarjes ne bankine, stacione te radionderlidhjes, ambiente sociale, godina te omp-ve etj. Ne portet e peshkimit ushtrojne veprimtarine e tyre edhe inspektoret e peshkimit, perfaqesite e kapitenerise se porteve, policise kufitare, doganore etj.Si rrjedhoje e ketyre masave ne te kater omp-te detare ka nisur te funksionoje ne menyre te pavarur menaxhimi i porteve duke emeruar stafe te vecante ku perfshihen menaxherere, financiere, magaziniere, roje, ambjentaliste etj te cilet paguhen nga te ardhurat e vete omp-ve sic jane kontributet, kuotat e antaresise dhe sidomos tarifat e sherbimeve qe u kryhet anijeve te peshkimit me karburant, uje, energji, pastrim etj. Megjithe keto arritje ne nje periudhe relativisht te shkurter kohe, ka ende probleme te pazgjidhura te cilat behen pengese per zhvillimin e ketij sektori sic jane mungesa pothuajese totale e e infrastruktures se nxjerrjes ne toke dhe te riparimit te anijeve te peshkimit, merkatot e tregetimit me shumice te produkteve ihtike si dhe gjendja jo e mire teknike e anijeve te peshkimit ne te kater portet e vendit. Kesisoj keto fusha perbejne mundesi reale per te investuar qofte nga beznesmene vendas dhe sidomos ata te huaj te cilet kane pervoje ne kete drejtim. Nje fushe krejtesisht e hapur ku mund te ofrohen per te investuar kapitalet e huaja eshte pertritja dhe reabilitimi i fllotes ekzistuese te peshkimit e cila per momentin eshte ne gjendje aspak te kenaqeshme. Po ashtu drejtim tjeter i rendesishem ku OMP-te Shqiptare kerkojne bashkepunim, eshte fusha e akuakultures detare dhe ne ujerat e brendeshme, moluskokultura, depozitimi i produkteve te detit, perpunimi, transformimi dhe konservimi i tyre etj.

Me poshte po paraqesim ne menyre te permbledhur te dhenat me  te rendesishme te OMP-ve dhe organizimin  e tyre ne shkalle vendi :

       ORGANIZATAT E MENAXHIMIT TE PESHKIMIT DETAR NE SHKALLE VENDI

Emeri :
Date themelimit:
Botimi ne fletore zyrtare:
Vendi :
Adresa :
Telefon :
Kryetari :
Numeri i anijeve te peshkimit :
Tipet e peshkimit qe ushtron :
Hapsira detare bashkemenaxhuese:
Anije anetare ne OMP :
Numeri i anetareve te OMP :
Numeri i anetareve te K/A :
Perberja e stafit ekzekutiv :

 Organizata e Menaxhimit te peshkimit Durres
8 gusht 2003
18 gusht 2003
Shqiperi
Porti i Peshkimit Durres
00355/52/222074
Qemal Beu
95
Me trata fundore, pellagjike dhe artizanale
Adriatiku i poshtem
95
320
7
Menaxher, financier, magazinier, punonjes sherbimi

Emeri :
Date themelimit:
Botimi ne fletore zyrtare:
Vendi :
Adresa :
Telefon :
Kryetari :
Numeri i anijeve te peshkimit :
Tipet e peshkimit qe ushtron :
Hapsira detare bashkemenaxhuese:
Anije anetare ne OMP :
Numeri i anetareve te OMP :
Numeri i anetareve te K/A :
Perberja e stafit ekzekutiv :

Organizata e Menaxhimit te peshkimit Vlore
21 gusht 2002
26 shtator 2002
Shqiperi
Porti i Peshkimit Treport Vlore

Mezan Mezani
75
Me trata fundore, pellagjike dhe artizanale
Adriatiku i poshtem / Jon
70
250
9
Menaxher, financier, magazinier, roje

Emeri :
Date themelimit:
Botimi ne fletore zyrtare:
Vendi :
Adresa :
Kryetari :
Numeri i anijeve te peshkimit :
Tipet e peshkimit qe ushtron :
Hapsira detare bashkemenaxhuese:
Anije anetare ne OMP :
Numeri i anetareve te OMP :
Numeri i anetareve te K/A :
Perberja e stafit ekzekutiv :

 Organizata Menaxhimit te peshkimit Shengjin
30 prill 2003
21 maj 2003
Shqiperi
Porti i Peshkimit Shengjin – Lezhe
Pellumb Gilaj
42
Me trata fundore,pellagjike,dhe artizanale
Adriatiku i poshtem
40
130
9
Menaxher, financier, magazinier

Emeri :
Date themelimit:
Botimi ne fletore zyrtare:
Vendi :
Adresa :
Kryetari :
Numeri i anijeve te peshkimit :
Tipet e peshkimit qe ushtron :
Hapsira detare bashkemenaxhuese:
Anije anetare ne OMP :
Numeri i anetareve te OMP :
Numeri i anetareve te K/A :
Perberja e stafit ekzekutiv :
Organizata Menaxhimit te peshkimit Sarande
26 korrik 2002
26 shtator 2002
Shqiperi
Porti i Peshkimit Limion – Sarande
Fatmir Ruci
34
Peshkim Artizanal dhe fundor
Deti Jon
34
65
5
Financier, magazinier, punetore sherbimi

Kordinatore kombetare te OMP Zeqir Taga dhe Arian Palluqi

 

English --> HOME --> Fisheries Associations