contact us

 

 

Ministria Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave
(MMPAU)
DREJTORIA E BURIMEVE UJORE DHE PESHKIMIT
 
 

   

drejtoria

projekte

publikime

FAQJA KRYESORE

Peshkimi ne Shqiperi

Kerkimi shkencor ne Shqiperi

Shoqatatat e peshkimit

Legjislacioni shqiptar

News

Foto

Lidhje

Certificate e zenieve
 

Drejtoria e Politikave te Peshkimit

 

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Drejtoria e Burimeve Ujore dhe Peshkimit eshte organi administrues i sektorit te peshkimit. Inspektoriati i Peshkimit ka perfaqesuesit e tij lokale ne 14 rrethet kryesore. Inspektoriati i Peshkimit eshte pergjegjes per kontrollin e zbatimit te ligjit si dhe eshte ne te njejten kohe perfaqesuesi lokal i Drejtorise se Politikave te Peshkimit. Misioni i Drejtorise se Politikave te Peshkimit eshte mbeshtetja e zhvillimit te sektorit te peshkimit bazuar ne strategjine e zhvillimit te sektorit. DPP harton strategji te zhvillimit te sektorit dhe politika per nje shfrytezim te pergjegjshem te burimeve peshkore me qellim rritjen e prodhimit. Drejtoria e Politikave te Peshkimit ne perputhje me stadet e zhvillimit te ekonomise dhe programin e qeverise ka keto te drejta dhe detyra:
-    Ndjek zbatimin e ligjeve e te akteve nenligjore ne fushen e peshkimit dhe Akuakultures; merr masa dhe krijon kushtet e nevojshme qe mundesojne zbatimin e kerkesave te ligjeve
-    Harton politikat e zhvillimit te sektorit te peshkimit mbi bazen e te cilave pergatit strategjine per zhvillimin e ketij sektori, permireson e propozon ndryshime ne legjislacionin ekzistues, ne perputhje me standartet e Bashkimit Europian.
-    Pergatit projekte per ligje e akte nenligjore per aspekte te vecanta te sektorit te peshkimit, dhe ndjek procedurat per miratimin e tyre nga organet e larta
-    Harton, permireson dhe propozon: normat teknike ne lidhje me disiplinen e peshkimit, tarifat per licensat e veprimtarive te peshkimit professional, akuakulturen, peshkimin sportiv, tarifat doganore etj.
-    Pergatit dokumentacionin e nevojshem per pjesmarrjen e anetaresimin ne organizata te kategorise, konventa, protokolle, marreveshje ne sektorin e peshkimit dhe akuakultures; ndjek procedurat per aderim a berje pale ne to, evidenton detyrat qe burojne prej tyre, merr masa per zbatimin praktik te detyrave, pergatit informacione per palet ne keto organizma dhe per zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga aderimi
-    Drejton dhe bashkerendon punen per realizimin e sistemit te monitorimit e kontrollit te projekteve te kerkimit shkencor qe lidhen me vleresimin e resurseve peshkore ne det dhe ujera te brendshme, te sistemit te informacionit dhe statistikes per peshkimin, te projekteve me financime publike nga buxheti ose donatore te tjere per peshkimin, akuakulturen, industrine e peshkimit e veprimtarite e tjera ndihmese e te sherbimit ne fushen e peshkimit.
-    Pergatit dokumentacionin ne lidhje me statistikat e peshkimit dhe gjendjen e peshkimit, si dhe pergatit raporte mbi eksport importin e produkteve peshkore dhe tregun e peshkut ne Shqiperi.
-    Ben propozime per planifikimin e investimeve dhe te fondeve te vecanta te investimeve ne portet e peshkimit, strukturat e peshkimit dhe akuakultures, marketingut etj.
-    Kontrollon dhe ndihmon ne shqyrtimin e dokumentacionit te nevojshem per kerkesat e subjekteve te ndryshme qe kerkojne te licensohen ne peshkim dhe akuakulture; me specialiste te saj merr pjese ne komisionin e licensave.
-    Merr pjese ne veprimtari nderkombetare qe trajtojne probleme te peshkimit dhe akuakultures; propozon dhe organizon seminare, konferenca, mbledhje e aktivitete te tjera te fushes, me institucione vendase e te huaja,  per problemet qe mbulon.
-    Sugjeron metodikat, planet e programet e kontrollit, objektet e veprimtarite qe do t’i nenshtrohen kontrollit, masat qe duhet te vendosi Ministria pas kontrollit te ushtruar ndaj veprimtarise se subjektit dhe per permiresimin e gjendjes.
-    Propozon rregullat e kerkimit, te hartimit e te dergimit te informacionit ne sektorin e peshkimit, sygjeron subjektet e institucionet qe duhet te angazhohen ne grumbullimin dhe dergimin e informacionit te nevojshem.
-    Raporton ne Ministri per realimin e detyrave te drejtorise ne menyre periodike, si dhe ne raste te vecanta kur eshte e nevojshme ose kur kjo i kerkohet.
- Bashkerendon punen me drejtorite e tjera te dikasterit si dhe dikastereve tjera jashte tij per ceshtjet qe kane te bejne dhe kerkojne zgjidhje ne fushen e peshkimit.
Drejtoria e Burimeve Ujore dhe Peshkimit ne pjesen e peshkimit ka organigramen si me poshte:
 

Kontaktet

 Roland Kristo              Drejtor                                                                      rkristo@moe.gov.al  or  RolandKristo@dfishery.gov.al

 Artan Luku                 Pergjegjes i Sektorit te Burimeve peshkore           aluku@moe.gov.al

 Mimoza Cobani           Specialist i Akuakultures                                          mcobani@moe.gov.al

 Ardita Gjerazi            Specialist i Detit                                                        agjerasi@moe.gov.al

                         

 Organigrama e Administrates se Peshkimit
 

 

Organigrama e Drejtorise se Burimeve Ujore dhe Peshkimit

 

english -->HOME --> Drejtoria