contact us

 

 

Ministria Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave
(MMPAU)
DREJTORIA E POLITIKAVE TE PESHKIMIT
 
 

   

drejtoria

projekte

publikime

FAQJA KRYESORE

Peshkimi ne Shqiperi

Kerkimi shkencor ne Shqiperi

Shoqatatat e peshkimit

Legjislacioni shqiptar

News

Foto

Lidhje

 

 

Parimet e pergjithshme te legjislacionit te peshkimit detar ne Shqiperi
 

 
Shfrytezimi i resurseve

 the links referred files in pdf format

Licensat e peshkimit

Parimet

Perdorimi i cdo anije peshkimi, vendase ose te huaj, per peshkim profesional ne ujerat e Shqiperise lejohet me license peshkimi.  Gjithashtu, me licence te peshkimit profesional duhet te paiset cilido qe zhvillon veprimtari peshkimi profesional pa perdorimin mjeteve lundruese (Neni 15.1 i Ligjit 7908 te 1995). duhet te theksohet se me termin peshkim profesional kuptohen te gjitha aktivitetet e peshkimit qe kryhen per qellime te shrytezimit ekonomik duke perfshire peshkimin industrial dhe artisanal (Neni 3.c i  Ligjit No. 7908 te 1995). Ne Shqiperi, me peshkim industrial kuptohen te gjitha format e peshkimit profesional fundor, pelagjik dhe me rrethime ndersa me peshkim artizanal kuptohen format e peshkimit profesional me mjete fikse ose te levizshme si grepat (parangallet), mrezhat, njicat stavnik etj. (Neni 1.39 i Rregullores se Peshkimit No.1 te 2005).

Asnje person nuk mund te perdore anijet e peshkimit jashte ujerave territoriale Shqiptare pa pasur me pare nje Autorizim te vecante per nje gje te tille (Neni 16.3 i Ligjit No. 7908 te 1995). Ky Autorizim i vecante mund tu jepet vetem anijeve qe plotesojne kushtet e sigurise dhe te lundrueshmerise ne det. Gjithashtu, perpara se te jepet ky autorizim i vecante per anijet qe me pare kane qene te rregjistruara  ne nje vend te huaj, Autoriteti Kompetent duhet te marre parasysh te shkuaren e kesaj anijeje me qellim qe te percaktoje ne se ka thyer ligjet ne vendin e origjines dhe/ose te masave nderkombetare te menaxhimit dhe mbrojtjes ne det te hapur. Ne rast se anija rezulton si shkelese e ligjit te peshkimit dhe rregulloreve ne vendin e trete dhe/ose masave menaxhuese dhe mbrojtese ne det te hapur, asaj i mohohet autorizimi special, me perjashtim te rasteve qe pronari ose kapiteni i anijes nuk ka asnje lidhje me pronarin ose kapitenin e meparshem te anijes. (Neni 65.4 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).

License nevojitet gjithashtu per cilindo qe deshiron te ushtroje veprimtari te lidhur me peshkimin, si transportimi, furnizimi i peshkut e organizmave te tjere ujore,si dhe sherbime te tjera per mjetet lundruese te peshkimit, duke perjashtuar ngarkesat (tranzite ne ujerat e Republikes se Shqiperise), trajtimin ose transformimin e prodhimeve peshkore. (Neni 17 i Ligjit No. 7908 te 1995).

Shfrytezimi i resurseve peshkore ne ujerat Shqiptare nga anijet e huaja autorizohet:

  • quhet i dobishem per ekonomine e Republikes se Shqiperise dhe veēanerisht kur kerkuesi i kesaj liēence merr persiper per te bere investime te dobishme ne sektorin e peshkimit ne Republiken e Shqiperise, ne perputhje me politikat dhe strategjine e percaktuar per zhvillimin e ketij sektori;

  • eshte i nevojshem per shfrytezimin optimal te resurseve, duke patur parasysh kapacitetet kombetare per peshkimin dhe zhvillimin e tyre ;

  • te jete ne perputhje me politiken e Republiken e Shqiperise ne lidhje me investimet e huaja dhe ne menyre te veēante me parashikimet e planit te administrimit te peshkimit dhe akuakultures (Neni 19.1 i Ligjit No. 7908 te 1995).

Nuk leshohet license per anijet e huaja per peshkimin fundor (demersal) me trata terheqese (trata koce) dhe peshkimin e grumbullimin e moluskeve bivalvore (dykapakore) si dhe  ne zonat e bashkemenaxhimit, me perjashtim te rasteve kur kjo specifikohet ne Planin e bashkemenaxhimit  (Neni 19.4 i Ligjit No. 7908 te 1995).

Nuk leshohet license per anijet e huaja per peshkimin fundor (demersal) me trata terheqese (trata koce) dhe peshkimin e grumbullimin e moluskeve bivalvore (dykapakore).

Ne zonat e bashkemenaxhimit, numri i licensave te peshkimit percaktohet ne bashkepunim me Organizatat ne zonat e bashkemenaxhimit  sipas percaktimeve ne Planin e bashkemenaxhimit  (Neni 31/18 i Ligjit No. 7908 te 1995).

Tipet e licences

Nje license peshkimi profesional mund te leshohet per nje anije peshkimi ose ne menyre individuale per t'u perdorur me nje lloj te caktuar mjeti peshkimi, ne menyre te vecante per mjetet stacionare dhe fikse. Ne Shqiperi ligjvenesi ka bere dallim midis anijeve me kuverte dhe atyre pa kuverte. Per cdo anije peshkimi me kuverte nevojitet nje license peshkimi e vetme, ndersa per anijet pa kuverte mund te pergatitet nje license e vetme per disa prej tyre duke specifikuar emrin dhe numrin e tyre ne license. (Neni 3 i Rregullores se Peshkimit No. 2 te 2007).

Kerkesat per aplikim

Per t'u paisur me license peshkimi profesional cdo person fizik ose cdo anije peshkimi ne zbatim te licenses duhet te plotesoje me pare kerkesat e parashikuara ne Rregulloren No. 2 te 2007.

Aplikimi

Kur aplikohet per license peshkimi profesionale, cdo person fizik ose pronar anijeje peshkimi duhet te plotesoje formularin perkates per Drejtorine e Politikave te Peshkimit, se bashku me Certifikaten e rregjistrimit (anijet e peshkimit) te leshuara nga Kapiteneria e Porteve dhe certifikaten e aftesise se lundrimit te leshuar nga Rregjistri Detar, nese eshte e aplikueshme (Neni 4 i Rregullores se Peshkimit No. 2 te 2007). Aplikimi duhet te kryhet se paku 1 muaj para mbledhjes se rradhes te bordit te licensave te Peshkimit (Neni 4 i Rregullores se Peshkimit No. 2 te 2007).

Leshimi i licenses

Licensat per peshkim profesional leshohen nga Ministri pergjegjes per peshkimin pas propozimit nga Bordi i Licensave te Peshkimit. Bordi i Licensave te Peshkimit i cili perbehet nga se paku pese anetare te Drejtorise se Politikave te Peshkimit dhe te ministrise te emeruar nga ministri pergjegjes per peshkimin vlereson aplikimit per license peshkimi te derguara ne Drejtorine e Politikave te Peshkimit sebashku me dokumentacionin e nevojshem me qellim garantimin qe te gjitha informacionet e kerkuara jane plotesuar.  Pas aprovimit, Bordi i Licensave te peshkimit i propozon Ministrit emrat e individeve ose anijeve per te cilet licensa e peshkimit duhet te leshohet (Neni 19 i Rregullores se Peshkimit No. 2 te 2007).
Per rinovimin e licenses se peshkimit mbajtesi i licenses duhet te plotesoje formularin e vecante ne Drejtorine e politikave te Peshkimit se bashku me te dhenat statistikore. Mos deklarimi i te dhenave statistikore sjell refuzimin e rinovimit te licenses se peshkimit.  (Neni 10 i Rregullores se Peshkimit No. 2 te 2007).

Taksa e Licences

Ne Shqiperi taksa e licenses vjetore percaktohet ne baze te fuqise motorike dhe te llojit te gjuetise (Ligji No. 8435 i 28 dhjetorit 1998, ndryshuar me Ligjin   8713 of 15 dhjetor 2000). Ka ndryshim midis anijeve qe zhvillojne aktivitet ne zonen bregdetare (ujera te brendshem laguna) dhe ato qe zhvillojne aktivitet ne det te hapur.  

Transferimi i Licenses

Transferimi i  licenses profesionale me autorizim te Drejtorise se Politikave te Peshkimit. Ky transferim lejohet vetem ne raste kur   (a) anija se ciles i eshte leshuar license pushon veprimtarine dhe (b) anijes se ciles i transferohet licensa ka karakteristika te ngjashme (Neni 22 i Rregullores se Peshkimit No. 2 te 2007).

Kushtet

Kur leshohet ose rinovohet licensa e peshkimit Ministri pergjegjes per peshkimin mund te vendose kushte per perdorimin e licenses ne respektimin e zonave te peshkimit, mjeteve te peshkimit informacionin dhe te dhenat statistikore qe duhte te deklarohen dhe lejimin e vezhguesve ne bordin e anijes se peshkimit. 

Heqja e Licenses

Nje license peshkimi hiqet me vendim te Ministrit ne rastet kur: mbajtesi i licenses vdes (kur eshte person fizik) ose shoqeria falimenton (ne rastin e personave juridike); subjektit i jane dhene 2 denime me gjobe  brenda vitit, por vetem me propozim te inspektoriatit te peshkimit; mbajtesi i licenses (person fizik ose juridik) eshte denuar per aktivitete te jashteligjshme me propozim te Inspektorit te peshkimit (Neni 29 i Rregullores se Peshkimit No. 2 te 2007); nuk jane paguar gjobat (Neni 34/40 i Ligjit No. 7908 te 1995). 

Autorizimi per kerkim shkencor

Zhvillimi i aktivitetit te kerkimit shkencor ne ujerat shqiptare kryhet me autorizim nga ministria pergjegjese per peshkimin pas mendimit te Komisionit te Koordinimit Shkencor dhe Teknologjik (Neni 10 i Ligjit No. 7908 te 1995). Asnje ent me perjashtim te atij te njohur si ent kerkimi shkencor nga Ministri pergjegjes per peshkimin. Ministria mund te njohe si ent kerkimi ēfaredo subjekt privat qe ben kerkesen kerkesen, ne baze te verifikimit te kualifikimit dhe kapacitetit te tyre (Neni 11 i Ligjit No. 7908 te 1995). Me qellim qe te njihet si ent kerkimi, aplikuesi duhet te jete nje ent ligjor dhe te tregoje qe stafi i tij ploteson kushtet e kualifikimit ne fushat e rendesishme per te cilat aplikon.  (Neni 12 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).

Licensa per peshkim sportiv

Nuk kerkohet license peshkimi per peshkimin sportiv, me perjashtim te rasteve kur per kete aktivitet perdoret anije  (Neni 23 i Ligjit No. 7908 te 1995). Licensa e peshkimit u leshohet shoqatave te peshkimit sportiv ose personave te interesuar te cilet plotesojne kushtet e kualifikimit per te kryer aktivitetin e peshkimit sportiv. nje shoqate ose person i licensuar mund te autorizohet te perdore disa anije ose varka nen te njejten license. zona e aktivitetit specifikohet ne licensen e peshkimit (Neni 9 i Rregullores se Peshkimit No. 2 te 2007).

 Perkufizimi i termave

Perfshirja e perkufizimit te termave dhe koncepteve kyc ne legjislacionin themelor te peshkimit ka per qellim kryesor lehtesimin e kuptimit sa me te sakte te Aktit per te shmangur cdo problem ne interpretimin dhe zbatimin e vete Aktit. Gjithashtu, kjo mundeson ligjberesin te modifikoje (brenda kufijve te lejuar) kuptimin e flajeve te zakonshmne me qellime specifike te percaktuara ne Akt dhe ne Rregulloret e zbatimit. Per shembull, kuptimi i fjales peshk eshte zakonisht i perdorur per te perfshire jo vetem peshqit por edhe krustacete, molusqet dhe te gjitha speciet e tjera ujore.  

Konceptet kyc dhe termat qe jane perdorur ne kete kapitull jane si me poshte:  ujera nacionale, specie ujore, peshkim, peshkim professional, peshkim artisanal, anije peshkimi, anije e huaj.

Ne Shqiperi ligjberesi ka kombinuar percaktimin e te dy termave ujera te Republikes se Shqiperise dhe specie ujore per te percaktuar qellimet e  Ligjit No. 7908 te 1995. Qellimi nga ana gjeografike i ligjit, qe eshte percaktuar nga sa me siper, perfshin qofte ujerat detare ashtu edhe ato te brendshme nen juridiksionin kombetar gje qe do te thote se ligji ka synim te rregulloje aktivitetin e peshkimit ne ujerat detare dhe te brendshme.  Juridiksioni territorial per resurset peshkore mund te shtrihet gjithashtu “ne cdo zone tjeter qe i perket Republikes se Shqiperise” prane ujerave territoriale shqiptare.   Me poshte percaktohen specie qe mbulohen nga ligji. Termi specie ujore sipas  Nenit 3.te Ligjit No. 7908 te 1995, percaktohet ne pergjithesi si specie qe perfshijne faunen dhe floren ujore, te gjalla ose jo, ne cdo faze te ciklit te tyre jetesor. Ai perfshin “peshqit, krustacete, molusket, koralet, sfungjeret, amfibet , reptilet ujore, (mamiferet ) gjitaret ujore, si dhe vezet , larvat e rasatet e tyre ose prodhime te tjera natyrore, me perjashtim te shpendeve”.  Duke perjashtuar shpendet nga perkufizimi, ligjberesi e ben te qarte qe ligji eshte i aplikueshem edhe per zogjte ujore.  

Koncepti i peshkimit, i cili perkufizohet si “cdo veprimtari e drejtuar per zenien ose grumbullimin e organizmave ujore, pervec atyre qe rezultojne nga veprimtarite e akuakultures, pavaresisht nga mjetet e perdorura dhe synimet e arritura” (Neni 3.b i Ligjit No. 7908 te 1995), eshte i percaktuar qarte ne aktivitetin e zenies ose rritjes se specieve ujore me perjashtim kerkimit per peshk ne aktivitetin e peshkimit.

Percaktimi i termit anije eshte themelor vecanerisht ne vendet ne te cilin aktiviteti i peshkimit bazohet ne nje sistem licensimi te lidhur me anijet. Ligji themelor shqiptar i peshkimit permban tre percaktime te lidhur me kete koncept, te quajtur mjet lundrues, anije shqiptare dhe anije e huaj.  Eshte interesante te theksohet qe nuk ka asnje perkufizim per anije peshkimi ne kete ligj. Termi mjet lundrues  mbulon te gjithe gamen  e anijeve, varkave ose mjeteve lundruese te perdorur per qellime lundrimi (Neni 3 i Ligjit No. 7908 te 1995). Duke qene se anijet shqiptare dhe te huaja i nenshtrohen rregjimeve te ndryshme, eshte e nevojshme te perfshihet nje percaktim i qarte it e dy termave. Per kete qellim si anije shqiptare per qellime te peshkimit quhet nje anije e cila eshte ne pronesi te:

  • nje personi fizik me shtetesi shqiptare dhe me banim ne Shqiperi;

  • nje personi juridik, krijuar ne Republiken e Shqiperise sipas ligjeve ne fuqi;

  • nje enti te ndryshem nga nje person juridik, ku perfshihen ekskluzivisht persona fizike me shtetesi shqiptare dhe me banim ne Shqiperi dhe e regjistruar ne Shqiperi sipas ligjeve e rregullave ne fuqi; (Neni 3a i Ligjit No. 7908).

Anijet  qe nuk plotesojne kriteret e mesiperme perfshihen ne kategorine e anijeve te huaja.

Peshkimi professional  perfshin te gjitha aktivitetet e peshkimit me qellime ekonomike duke perfshire edhe aktivitetin e peshkimit industrial dhe ate artisanal. Ndryshimi midis peshkimit industrial dhe atij artizanal bazohet ne llojin e paisjeve te perdorura nga zoteruesi i licenses. Te gjitha format e peshkimit fundor, me rrethim dhe karakteristikat teknike te rrjetave te tyre perfshihen ne aktivitetin e peshkimit industrial. Peshkimi artisanal ne krahun tjeter perfshin te gjitha format e aktivitetit te peshkimit te cilat perdorin mjete fikse ose selektive sic jane grepat mrezhat, njicat  (Neni 1.39-1.45 i Rregullores se Peshkimit No. 2 te 2007).

Masat konservuese dhe menaxhuese

Ky kapitull merr ne analize, per secilin vend te studiuar ne kete material, masat menaxhuese dhe konservuese qe jane adoptuar per implementimin e politikave kombetare per shfrytezimin e pergjegjshem te resurseve peshkore dhe menaxhimin dhe zhvillimin e peshkimit.  

Instrumentat e planifikimit

a) Plani Kombetar i peshkimit

Ligji No. 7908 te 1995 vendos dy instrumenta planifikimi per mbrojtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e resurseve peshkore, te quajtura Plani i Administratimit te Peshkimit dhe Akuakultures dhe Plani i Zhvillimit te Peshkimit dhe Akuakultures.   (Neni 8 dhe 9).

Plani i Administrimit te Peshkimit dhe Akuakultures shikohet sin je instrument dinamik me qellim qe sforcoja e peshkimit te jete e vleresueshme me disponibilitetin e resurseve te peshkimit. Per kete qellim plani percakton: (i) mbi bazen e te dhenave shkencore te disponueshme, gjendjen e resurseve te peshkimit ne ujreat Shqiptare; (ii) objektivat qe duhet te arrihen; (iii) llojet dhe mjetet e peshkimit dhe  per tu perdorur  ne vartesi te zonave dhe specieve te peshkimit; ( (iv) numri i licensave te peshkimit qe duhet te leshohen per zona dhe lloje peshkimi; (v) kufizimet ne peshkim (Neni 9 i Rregullores se Peshkimit No. 2 te 2007). Ky plan pergatitet dhe rishikohet periodikisht nga drejtoria e Politikave te Peshkimit dhe konsultohet ne Komisionin Konsultativ Qendror per Peshkimin dhe Akuakulturen  (Neni 8 i Ligjit No. 7908).

Plani i Zhvillimit te Peshkimit dhe Akuakultures eshte nje instrument financiar me qellim shperndarjen e fondeve te disponueshme per permushjen e objektivave te Planit te Administrimit te Peshkimit dhe Akuakultures.

b) Planet e bashkemenaxhimit

Ligji No. 8870 i 21 Marsit 2002 ka amenduar ligjin baze te peshkimit duke parashikuar krijimin e zonave te bashkemenaxhimit. Me bazen e kerkeses me shkrim te organizates se menaxhimit te peshkimit, ministry pergjegjes per peshkimin mund te percaktoje cdo zone ne ujerat Shqiptare si zone bashkemenaxhimi. Ne kete zone, nje ose me shume organizata menaxhimi peshkimi perfshihen ne hartimin e planeve te ruatjes dhe menaxhimit te peshkimit, licensimit dhe kontrollit. 12 muaj pas percaktimit te zones se bashkemenaxhimit, nje plan bashkemenaxhimi i zones duhet te pergatitet bashkarisht nga Drejtoria e Politikave te Peshkimit dhe organizata(ve) te menaxhimit te peshkimit. Ky plan duhet: (i) te permbaje nje analize mbi gjendjen e peshkimit; (ii) te identifikoje objektivat afat shkurtera, afatmesme dhe afatgjate; (iii) te percaktoje strategjite per arritjen e ketyre objektivave; (iv) te identifikoje burimet e financimit per implementimin dhe forcimin e masave menaxhuese; (v)te permbaje indikatoret e performances dhe mekanizmat e rishikimit zyrtar; dhe  (vi) te jete ne perputhje me planet kombetare te menaxhimit te peshkimit (Neni 31/16).

Peshkimi industrial

a)  Sforcoja e peshkimit dhe kapacitetet 

Bazuar ne vendimet e marra ne kuader te Planit te Administrimit te Peshkimit dhe Akuakultures, Ministri pergjegjes per peshkimin mund te vendos mbi baza vjetore numrin maksimal te licensave qe mund te leshohen per peshkim professional ne ujerat Shqiptare. Ai mund te ndryshoje kete numer ne rrethana te vecanta  edhe pse ne kundershtim me vendimet e Planit te Administrimit te Peshkimit dhe Akuakultures. Ne zonat e bashkemenaxhimit te peshkimit, numri i licensave te peshkimit te leshuara percaktohet ne Planin e bashkemenaxhimit te peshkimit. (Neni 15 i Ligjit No. 7908 te 1995).

Nuk leshohet license peshkimi per anijet e huaja per peshkim fundor ose per grumbullimin e molusqeve bivalvore. (Neni 20 i Ligjit No. 7809 te 1995).

Ne menyre indirekte Neni 24.1a, ndalon peshkimin mbi sasite e lejuara keshtu qe Total Allowable Catch (TAC) ose kuotat individuale mund te percaktohen ne planet e menaxhimit te peshkimit.

Nuk paisen me license peshkimi fundor anijet e peshkimit me fuqi motorike me te madhe se 1000 Hp dhe me te vogel se 150 Hp (Neni 57 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).

b) Zonat e ndaluara te peshkimit

Ministri pergjegjes per peshkimin mund te percaktoje zona ne te cilen cdo aktivitet peshkimi eshte plotesisht i ndaluar (Neni 43 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).

Peshkimi eshte i ndaluar ne distancen 1 km ne rreze nga pika e derdhjes se lumenjve ne det dhe 2 km ne rreze per lumin Buna (Neni 40.2 i Rregullores se Peshkimit No. 1 of 1997).

Peshkimi eshte rreptesisht i ndaluar ne kanalet e komunikimit te lagunave me detin dhe 2 km ne rreze nga pika ku keto kanale derdhen nedet. (Neni 43 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).

c) Mjetet e peshkimit

Peshkimi me trata terheqese, (fundor ose pelagjik)/ ose te ngjashme me to, eshte i ndaluar mbi fushat e Posidonia oceanica ose algave fanerogame detare (Neni 44 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005)

Eshte e ndaluar te perdoren trata terheqese (fundore ose pelagjike) ose te ngjashme me to: (i) ne zonen bregdetare ne nje distance me te vogel se tre (3) milje detare nga vija bregdetare ose ne  isobaten 40 m, atehere kur kjo thellesi arrihet  ne nje distance me te vogel; dhe  (ii) ne gjirin e Vlores (Neni 44 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005) si dhe cdo lloj rrjete me rrethim ne distance me te vogel se 300 m nga bregu ose ne nje izobate prej 40 metrash kur kjo thellesi arrihet ne distance me te vogel (Neni 44 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).


Dimesionet minimale te rrjetes jane percaktuar si me poshte:

- 40 mm per peshkimin fundor (thesi);
- 16 mm per peshkimin me rrethim per sardelet dhe aciuget dhe pelagjiket e tjere te vegjel  (thesi);
- 20 mm per peshkimin me rrethim  per sardelet dhe aciuget dhe pelagjiket e tjere te vegjel (ne pjeset e tjera te rrjetes); dhe
- 48 mm per stavniket dhe njicat ne zonen bregdetare (Neni 59 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).

d) Metodat e peshkimit

Perdorimi i dinamitit, helmeve, lendeve kimike dhe rrymes elektrike eshte reptesisht e ndalur per qellime peshkimi (Neni 24.1b i Ligjit No. 7908 of 1997).

e) Te vegjlit

Grumbullimi i vezeve, riprodhuesve, larvave, rasateve ose te vegjelve eshte i ndaluar pa nje autorizim te posacem per nje gje te tille. (Neni 24.1a i Ligjit No. 7908 te 1995).

f) Dimensionet minimale

Ndalohet te peshkohen, te mbahen ne bord, te zbarkohen, transportohen magazinohen, ekspozohen e tregetohen organizma ujore me dimensione me te vogla se ato te treguara me poshte per cdo lloj te vecante  51.1 i Rregullores se Peshkimit No.1 te 2005 (Tabela 2).

Tabela 2 jep dimensionet minimale te specieve ujore

Speciet (emri shqip)

Speciet (emri shkencor)

dimensionet minimale ne cm ose ne peshe ne kg

1. PESHQIT      
Merluc   Merluccius merluccius   20 cm
Merluci tripendesh   Microsistius spp., Trisopterus spp., Gaidropsarus spp.   20 cm
Seabass   Dicentrarchus labrax   25 cm
Mullet   Mugil spp., Liza spp., Chelon spp.   20 cm
Seabream   Sparus aurata   20 cm
Pagria   Pagrus pagrus   20 cm
Saragojte   Diplodus spp.   15 cm
Spalcat   Pagellus spp.   12 cm
Dentalet   Dentex spp.   25 cm
Vopa   Boops boops   10 cm
Salpa   Sarpa salpa   12 cm
Barbunet   Mullus spp.   11 cm
Kerrat   Epinephelus spp., Polyprion spp.   45 cm
Korbet   Sciaena spp., Umbrina spp.   25 cm
Stavridat   Trachurus spp.   12 cm
Gofat   Seriola spp.   30 cm
Ame   Lichia amia   30 cm
Skumret   Scomber spp.   20 cm
Pallamidi   Sarda sarda   30 cm
Sardines   Sardina pilchardus   10 cm
Acuga   Engraulis encrasicholus   10 cm
Sardinela   Sardnella aurita    12 cm
Shproti (papalina)   Sprattus sprattus   10 cm
Kublat   Alosa fallax   20 cm
Maridhat   Spicara spp.   8 cm
Ton   Thunnus thynnus   70 cm
Alalunga ton   Thunnus alalunga   40 cm
Tonili   Euthynnus alletteratus   30 cm
Peshku shpate   Xiphias gladius   100 cm
Peshku pellumb   Mustelus spp.   30 cm
Sharks   Squalus spp., Scyliorhinus spp., Prionace spp.   40 cm
Rajat   Raja spp.   30 cm
Skathinat   Squatina spp.   40 cm
Electric fish   Torpedo spp.   30cm
Ngjale deti   Conger conger   30 cm
Peshqit kitare   Rhinobatos spp.   30 cm
Gjuhezat   Solea spp.   20 cm
Shojza   Platichthys flessus   15 cm
Shkotrat   Bothus spp., Arnoglossus spp.    30 cm
Rombet   Scophthalmus spp., Psetta spp., Lepidorhombus spp.   30 cm
Jatagani   Lepidopus caudatus   40 cm
Shtiza   Sphyraena spp.   25 cm
Peshku kovac   Zeus faber   15 cm
Peshk gjel   Trigla spp., Aspitriglia spp.   15 cm
Lopa e detit   Lophius piscarorius   30 cm
Aterinat   Atherina spp.   8 cm
Ngjala   Anguilla anguilla   25 cm
Trofta ylberi   Onchorhinchus mykias   25 cm
Trofta e eger   Salmo trutta   20 cm
Koran   Salmo letnica   25 cm
Belushka   Salmothymus ohridanus   15 cm
Gjuca (cironka)   Alburnus spp.   10 cm
Njila (skobuzi)   Chondrostoma spp.   15 cm
Skortet   Rutilus spp.   12 cm
Mustaket   Barbus spp.   25 cm
Mrenat   Cobitis spp.   25 cm
Mlyshet   Leuciscius spp.   15 cm
Bordullaket   Gobius spp.   15 cm
Karaset   Carassius spp.   15 cm
2. KRUSTACE     
Karkaleci I detit   Panaeus kerathurus   7 cm
Karkaleci violete   Aristeus antennatus   7 cm
Karkaleci I kuq   Aristaemorpha foliacea   6 cm
Karkaleci I bardhe   Parapenaeus norvegius   10 cm
Skampi   Nephrops norvegicus   30 cm
Homaret (asticet)   Homarus spp.   30 cm
3. QEFALOPODE     
Kallamaret   Loligo spp.   25 cm
Totanet   Ilex spp.   30 cm
Sepia   Sepia officinalis   20 cm
Octopus   Octopus vulgaris   0.5 kg
4. MOLUSQE BIVALVE   
Midhja   Mytilus galloprovincialis   5 cm
Vongola   Venus gallina   2.3 cm
Tartufi I detit   Venus verrucosa   2.7 cm
Telini   Donax trunculus   2.2 cm
Vongola verace   Ruditapes decussatus   3.6 cm
Vongola filipine   Ruditapes semidecussatus   3 cm
Ostrea   Ostrea spp.   6 cm
Bicaku   Solen spp.   8 cm
Freskorja   Pecten jacobeus   10 cm
Fasolari   Challista chione   6 cm

Per peshqit me permasa te vogla qe zihen me rrjeta rrethuese, si sardela, acuga, papalina e gjuca (cironka) lejohet qe ne sasine e peshkuar te kete deri 20 % te sasise totale nen dimensionet minimale respektive (pika 1 e ketij neni), por jo nen 7 cm gjatesi (Neni 51.2 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).

Nė ēdo konfeksion tė prodhimit tė peshkuar lejohet njė tolerancė tė molusqeve bivalvore me dimensione mė tė vogla nga ato tė parashikuara jo mė shumė se 10% e totalit (Neni 51.3 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).

g)    Speciet e mbrojtura

1. Ndalohet te peshkohen, mbahen ne bord, tranzitohen ne barke dhe anije, zbarkimi i qellimte dhe tregtimi, ne cdo periudhe, zone e me cfaredo lloj mjeti a paisje keto lloje: blini (Acipenser sturio, Acipenser nacarili), peshkaqenet (Cetorhinus maximus, Hexanchus griseu, Alopiidae; Carcharhinidae; Sphyrnidae; Isuridae; Lamnidae), lopa e detit (Mobula mobular) dhe molusku bivalve gureshpuesi(Litophaga lithophaga). Gjithashtu, asnje person nuk lejohet per cfaredo lloj qellimi te peshkimi i gjitareve te detit, perfshire delfinet, balenat dhe dhe fokat (Neni 48 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).

Peshkimi i koraleve dhe sfungjereve eshte i ndalur ne cdo kohe ne ujerat shqiptare, me perjashtim te rasteve te kerkimit shkencor (Neni 22 i Ligjit No. 7908 te 1995).

h)    Sezonet e peshkimit

Sezoni i mbylljes se peshkimit per dajlanet eshte si me poshte (Neni 46 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005):

  • Dajlani i Shkodres 15 mars deri 31 gusht

  • Vilunit 15 mars deri 30 shtator

  • Merxhanit dhe Cekes 10 mars deri 31 korrik

  •  Patokut 15 mars deri 30 shtator

  • Karavastase 5 mars deri 5 maj

  • Nartes 10 shkurt deri 10 prill

  • Orikumit 15 mars deri 15 qershor

  • Butrintit 1 prill deri 30 qershor

  • Prita e Rrezes 15 prill “ 15 qershor

i)     Molusqet bivalvore

Ne vitin 2000, Ministri pergjegjes per peshkimin miratoi rregulloren per molusqet bivalvore e cila me vone u perfshi ne Rregulloren No1 te  2005.

Me qellim sigurimin e nje perdorimi te qendrueshem te resurseve bivalvore ne Shqiperi, Ministria pergjegjese per peshkimin ka vendosur kufizime teknike per anijet qe do te perdoren per kete lloj aktiviteti. Asnje anije qe nuk ploteson kufizimet e meposhteme teknike nuk paiset me license peshkimi per molusqet bivalvore. (Neni 53 i Rregullores se Peshkimit No1 te 2005):

  • Gjatėsia maksimale midis pinguleve 10 metra;

  • Fuqia maksimale 100 Hp pėr krehėrat notues;

  • Pesha bruto maksimale 10 t;

  • Mungesa e mantelit nė elikė:

Nuk lejohet peshkimi me anije te tipit “turbosofiante” per grumbullimin e molusqeve bivalvore (Neni 58.5 i Rregullores se Peshkimit No1 te 2005).

Mbyllja e sezonit per molusqet bivalvore eshte percaktuar si me poshte (Neni 49.6 i Rregullores se Peshkimit No1 te 2005):

  • vongole, kardium, fazolari, nė periudhėn 15 qershor 15 korrik.

  • Kanoliket, nga 1 prilli deri nė 30 shtator;

  • Telina nga 1 prilli deri nė 30 prill

  • Tartufet nga 1 qershori deri nė 31 korrik

Kufizime sasiore ditore jane vendosur per anijet e peshkimit dhe individet (kur grumbullojne molusqe pa anije). Ato jane si me poshte (Neni 52  i Rregullores se Peshkimit No1 te 2005):

(i) per anijet e peshkimit:

  • 600 kg per Venus gallina dhe  Kardium (ne total);

  • 500 kg per Challista chione;

  • 100 kg per Donax trunculus;

  • 300 kg per koce polse, muscoli dhe kanestreli (ne total); dhe

  • 100 kg per Ostrea spp

(ii) per personat:

  • 5 kg per Solen spp.;

  • 50 kg per Challista chione;

  • 20 kg per Pecten jacobeus;

  • 50 kg per Mytilus galloprovincialis;

  • 30 kg per Ostrea spp.;

  • 10 kg per Venus verrucosa;

  • 20 kg per Donax trunculus;

  • 10 kg per Venus gallina;

  • 10 kg per Ruditapes semidecussatus; dhe

  • 5 kg per Ruditapes decussatus.

Peshkimi Sportiv

Aktiviteti i peshkimit sportv eshte shume i percaktuar. Te zhvillosh kete lloj aktiviteti duhet te zbatosh te gjitha kushtezimet qe aplikohen per peshkimin professional duke respektuar, inter alia, dimensionet minimale te peshkimit dhe sezonet e mbyllura. Gjithashtu ne peshkimin sportiv aplikohen kushtet dhe ndalimet e meposhteme:

a)     Mjetet e peshkimit

Si rregul i pergjithshem eshte e ndaluar te perdoren ne peshkimin sportive rrjeta dhe cdo mjet tjeter qe perdoret per peshkim professional. Nuk mund te perdoret asnje lloj mjeti me perjashtim te grepave, parangalleve dhe pushkeve nenujore. Nuk mund te perdoren me shume se 5 grepa (Neni 63 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005). Perdorimi i pushkeve nenujore eshte subjekt i kufizimit te moshes (nuk lejohen persona nen 16 vjec), te zoneve te zhvillimit (nuk lejohet me afer se 50 metra nga mjetet e peshkimit professional dhe ne zonat e mbrojtura te peshkimit) dhe te kufizimeve teknike (nuk mund te perdoren me pajisjet pėrkatėse, qė sigurojnė frymėmarrjen nėn ujė)  (Neni 23 i Ligjit No. 7908 te 1995 i ndryshuar nga Neni 6 i Ligjit No. 8870 of 2002).

b)    Kufizimet sasiore ditore

Nuk lejohet te peshkohet ne dite nje sasi me e madhe se 3 (tre) kg peshk nga nje peshkatar, pervec rastit kur pesha e nje ekzemplari te vetem e kalon kete kufi  (Neni 63.1e i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005). 

 
 Monitorimi, Kontrolli dhe Vezhgimi

Monitorimi, kontrolli dhe vezhgimi (MCS) ehste nje component ingral dhe i domosdoshem i menaxhimit te peshkimit. Programi i MCS zakonisht perfshin grumbullimin e informacionit mbi karakteristikat e sforcos se peshkimit  dhe ne fushen e resurseve, bazen regullatore sipas te ciles kryhet shfrytezimi i resurseve te peshkimit dhe llojet e vezhgimeve te nevojshme per perputhjen me kontrollet rregullatore te vendosura ne aktivitetin e peshkimit.   Ky material fokusohet kryesisht ne masat e MCS te nevojshme per rregjistrimin e peshkatareve dhe anijeve te peshkimit, markimin e anijeve te peshkimit, programet e vezhgimit dhe raportimi i informacionit.

a) Rregjistri

Ligji No. 7908 i 1995 vendos krijimin e nje rregjistri te peshkatareve profesioniste dhe rregjistrin e anijeve te peshkimit  (Neni 12 dhe 13).

Drejtoria e Politikave te Peshkimit mban nje rregister te pergjithshem te peshkatareve profesioniste duke rregjistruar te gjithe personat e perfshire ne peshkimin profesional ne ujerat shqiptare, ndersa inspektoret e peshkimit mbajne rregjistra rajonale ne zyrat e tyre te peshkatareve qe operojne ne zonen e tyre te kompetences. Rregjistri i peshkatareve profesioniste konsiston ne dy pjese, nje per peshkataret qe perdorin anije me kuverte dhe nje tjeter qe perdorin anije pa kuverte ose te perfshire ne aktivitete qe nuk kerkojne perdorimin e anijeve. Informacioni qe duhet te tregohet ne rregjistrin e peshkatareve profesioniste perfshin edhe cdo shkelje te ligjit ose rregulloreve te peshkimit se bashku me gjobat e vendosura (Neni 17 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005). Cdo person i perfshire ne peshkim professional ne ujerat shqiptare duhet te rregjistrohet ne rregjister (Neni 19 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005). Duhet te theksohet se mund te kerkohen kualifikimet profesionale per cdo person qe kerkon te  rregjistrohet ne rregjister se peshkatar profesionist (Neni 24 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).Aplikimet behen prane Drejtorise se Politikave te Peshkimit, e cila vlereson aplikimin se bashku me dokumentacionin e nevojshem (Neni 18 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005). Pas aprovimit, leshohet nje dokument rregjistrimi per aplikuesin i cili duhet ta mbaje ate me vete dhe t'ja tregoje inspektoreve te peshkimit sa here qe i kerkohet (Neni 21 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005). Rregjistrimi eshte automatikisht i perfunduar kur: (i) personi i rregjistruar vdes; (ii) ne baze te kerkeses te personit te regjistruar kur nderpret aktivitetin e peshkimit (per shkak semundje, demtimi fizik etj.); (iii) dhe nderprerje te aktivitetit te peshkimit per nje periudhe me ta gjate se tre vjet. Gjithashtu, rregjistrimi perfundon per thyerje te Ligjit, pas kerkeses se inspektorit te peshkimit (Neni 23 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).
Drejtoria e Politikave te Peshkimit mban nje rregjister te anijeve te peshkimit, sikurse Inspektoriati i peshkimit ne nivel local mban rregjistrin local te anijeve te peshkimit. Rregjistri perbehet nga dy pjese sipas anijeve me kuverte dhe anijeve pa kuverte, dhe fuqise motorike.   Informacioni qe hidhet ne rregjister  perbehet nga karakteristikat teknike  te anijeve (Neni 25 i Rregullores se Peshkimit no. 1 te 2005).   

b) Markimi

Anijet e peshkimit profesional, te autorizuara te zhvillojne aktivitet ne ujerat shqiptare, duhet te kene shenjat e identifikimit  te tyre, sipas normativave FAO-s, ne programin 10 mbi "Specifikimet per shenjat e identifikimit te anijeve te peshkimit". (Neni 39 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005).

c) Zbarkimi i produktit

Te gjitha anijet shqiptare dhe te huaja te autorizuara te kryejne peshkim professional duhet te zbarkojne prodhimin ne nje port shqiptar peshkimi (Neni 21 i Ligjit No. 7908 te 1995).

d) Grumbullimi i te dhenave.

Cdo mbajtesi license i kerkohet te deklaroje mbi baza mujore te dhenat statistikore sipas nje formati te caktuar te Inspektoriati rajonal i peshkimit. (Neni 25 i Ligjit No. 7908 te 1995 dhe Neni 55 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005). Gjithashtu, mbajtesi i licenses duhet te plotesoje statistikat vjetore sipas nje formati percaktuar dhe ti dorezoje te autoritetet kompetente  (Neni 66 i Rregullores se Peshkimit No. 1 te 2005). Cilido mbajtes license qe nuk deklaron informacionin e kerkuar ose e deklaron te remė denohet me gjobe nga 10 000 deri ne  50 000 lekė (Neni 39 (16) i Ligjit No. 7908 te 1995).

e) Vezhguesit

Ministri pergjegjes per peshkimin mund te detyroje cdo mbajtes te licenses se peshkimit profesional pranine e vezhguesve ne bordin e anijes me qellim grumbullimin e te dhenave shkencore (Neni 16 i Ligjit 7908 te 1995). Mbajtesi i licenses ka detyrimin te lejoje vezhguesit e caktuar te qendrojne ne bordin e anijes dhe te lehtesoje permbushjen e misionit te tyre  (Neni 38 h i Rregullores se Peshkimit te 2005).


 

 

English--> HOME --> Albanian Legislation